Mourinho zgjedh një tjetër portugez për mesfushën. Perez gati të paguajë klauzolën 58 milionë euro

17 Qershor 2026
16:39
Telesport
back button

Real Madrid zyrtarizoi mesditën e sotme transferimin e Bernardo Silva, si lojtar i lirë. 31-vjeçari nuk do të jetë portugezi i vetëm për mesfushën e re të Real Madridit. Mediet spanjolle zbulojnë se objektivi i radhës i Jose Mourinho është një tjetër portugez.

Bëhet fjalë për Bruno Fernandes, liderin e mesfushës së Manchester United. 31-vjeçari i “Djajve të Kuq” është nën kontratë deri në vitin 2027. Edhe pse është përfolur shumë për një rinovim të kontratës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Klauzola e largimit të Bruno Fernandes nga Man. United është 58 milionë euro, shifë që mesa duket Real Madrid është i gatshëm ta paguajë. Dyshja qendrore e mesfushës së re të Real Madridit, mesa duket do të jetë e gjitha portugeze, Bruno Fernandes-Bernardo Silva.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit