Ylli i Gjermanisë pret telefonatën e Mourinho-s, dëshiron vetëm transferimin te Real Madrid

17 Qershor 2026
18:23
Telesport
back button

Pas transferimit të Ibrahima Konate, Jose Mourinho ka kërkuar nga Florentino Perez dhe drejtuesit e tjerë të Real Madridit, edhe afrimin e një qendërmbrojtësi tjetër. Një nga emrat kandidatë është edhe Nico Schlotterbeck, i cili edhe pse rinovoi pak muaj më parë me Borussia Dortmund deri në vitin 2031, nuk do t’i thoshte “jo” mundësisë për t’u transferuar te një klub si Real Madrid.

Sipas AS, megjithëse aktualisht është i përqendruar në Kupën e Botës me ekipin kombëtar gjerman, Schlotterbeck po pret telefonatën e Jose Mourinho apo të drejtuesve të Real Madridit dhe sigurisht që përgjigjja e tij do të jetë “po”.

Schlotterbeck, i cili konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në qarkullim, ka një klauzolë largimi 50 milionë euro, shifër normale për një klub si Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit