Atletika bën surprizën, kampionat “on-line” në oborrin e shtëpisë

5 Maj 2020
13:23
Telesport
back button

3 atletët më të mirë aktualisht në botë në disiplinën e kërcimit me shkop: ish-kampioni olimpik Renaud Lavillenie, rekordmeni i botës në këtë sport Armand Duplantis dhe kampioni i botës në fuqi Sam Kendricks, kanë zhvilluar një garë mes tyre.

Kjo garë është zhvilluar “on-line” në internet, ku secili garonte në oborrin e shtëpisë së tij. Gara është transmetuar “live” për të gjithë fansat e atletikës nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF).

Një garë ku sportistët respektonin rregullat e saj, por edhe bënin shaka mes tyre, duke u argëtuar vetë por dhe fansat e tyre. Kjo garë është ndjekur on-line” nga rreth 20 mijë vetë dhe atletët synon të bënin sa më shumë kërcime në 30 minuta.

Për Lavillenie, kjo garë ishte njësoj si një finale botërori: “U argëtuam shumë. Ishte njësoj sikur garoje në një Botëror, kisha shumë emocione. Mezi pres që tani të garojmë në një event të vërtetë”.

Atletika ka ndërprerë të gjitha eventet për shkak të coronavirus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit