Bagnaia e nis si kampion bote, italiani fiton garën e parë sezonale në MotoGP

10 Mars 2024
18:59
Telesport
back button

Piloti italian Francesco Bagnaia fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Katar në MotoGP, duke triumfuar në pistën e Losail. Një trumf i merituar i kampionit të botës, që e domionoi garën me motorin e tij Ducati nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Bagnaia ishte më në formë se një ditë më parë, kur u rendit i katërti në garën sprint. Këtë herë ai bëri një paraqitje më të mirë, duke korrur suksesin e parë sezonal dhe duke marrë kreun e renditjes provizore në MotoGP.

Në vendin e dytë u klasifikua afrikano-jugori Brad Binder më KTM, ndërsa në të tretin u rendit spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac. Më pas u klasifikuan Marc Marquez me Ducati Gresini dhe Enea Bastianini me Ducatin zyrtar.

Motori Ducati duket se edhe këtë sezon do të jetë protagonist në pistë me pilotët e tij, teksa 5 prej tyre u renditën në shtatë vendet e para. Gara e radhës në botërorin e MotoGP do të jetë pas dy javësh në pistën e Portimao (Portugali).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit