MotoGP: Jorge Martin triumfon në garën e parë sprint sezonale në pistën e Losail

9 Mars 2024
17:47
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Losail, në Katar, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2024 në MotoGP. Nënkampioni i botës e nis mirë sezonin, duke konfirmuar pretendimet e tij për titull.

Në vendin e dytë u rendit afrikano-jugori i KTM, Brad Binder, ndërkohë që podiumi plotësoshet me spanjollin e Aprilia, Aleix Espargaro. Pra, tri motorë të ndryshëm në këtë garë të parë sprint, që tregon se rivaliteti do të jetë i madh.

Vetëm i katërti italiani i Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia, kampion bote në MotoGP në dy sezonet e fundit. Ai nuk ishte në gjendje të duelojë pëer fitoren, ndërkohë që pas tij u rendit spanjolli Marc Marquez me Ducati Gresini dhe Enea Bastianini me Ducatin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit