Bagnaia triumfon në garën e parë sezonale, aksident i frikshëm mes Marquez e Oliveira

26 Mars 2023
17:36
Telesport
back button

Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e parë sezonale të MotoGP, atë të zhvilluar në pistën e Portimao (Portugali). Piloti italian, që e nisi garën nga vendi i dytë pas triumfit edhe në garën sprint ditën e shtunë, bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Maverick Vinales me Aprilia, ndërkohë që podiumi u kompletua me italianin tjetër Marco Bezzechi, që piloton një tjetër Ducati, atë të Valentino Rossi (Mooney VR46). Një dominim i markës italiane (Ducati-Aprilia), që ngjiti pesë pilotë në pesë vendet e para.

Në garë pati edhe një aksident të rëndë mes Marc Marquez dhe Miguel Oliveira, që dolën jashtë pistë ne xhiron e tretë. Probleme për motorët Honda e Yamaha, ende shumë larg kreut, duke mos qenë në gjendje të rivalizojnë me Ducati, që duket se këtë sezon është më lart se rivalët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit