Ka përfunduar Kampionati Ballkanik U-19 për vajza në volejboll, turne që u zhvillua për 5 ditë me radhë në Tiranë. Ndeshjet e organizuara nga FSHV u zhvilluan në palestrën sportive në Farkë.
Bullgaria u shpalle fituese e këtij turneu, ndërkohë që kombëtarja e Shqipërisë u klasifikua në vendin e pestë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga Erjols Haxhillari, arritën dy fitore e dy humbje në këtë turne, duke shkuar dot në fazën gjysmëfinale.
Në ndeshjet e luajtura në grup, Shqipëria u rendit e treta, dukë fituar 3-2 ndaj Bosnjë-Herzegovinës në sfidën e parë, por më pas humbi dy ndeshjet e tjera. Vajzat kuqezi u mundën 3-1 nga Serbia dhe 3-2 nga Rumania.
Ditën e fundit të turneu, Shqipëria mundi 3-1 Maqedoninë e Veriut, duke u renditur në vendin e pestë. Në përgjithësi, ekipi kuqezi bëri ndeshje të mira, duke rivalizuar fort dhe duke treguar një nivel të kënaqshëm.







