Barazimi “in extremis”, Xhaka shpërthen ndaj bashkëlojtarëve: Largojeni atë m** që aty…

9 Prill 2021
11:04
Alfred Lleshi
back button

Granit Xhaka nuk ishte fare i kënaqur me shokët e tij të Arsenalit, teksa pësuan një barazim të vonë 1-1 ndaj Slavia Prague, në Ligën e Europës. Një goditje nga Tomas Holes barazpeshoi golin e Nicolas Pepe, për të lënë pezull kualifikimin më tej. Menjëherë pas pësimit të golit, Xhaka u dëgjua duke kritikuar shokët e tij të skuadrës.

Sipas reporterit të “Goal”, Charles Watts, Xhaka tha: “Thjesht pastroni zonën, largojeni atë top mu*i sa më larg”. Në fakt ishte një mbrëmje e çuditshme për “Topçinjtë”, me Mikel Arteta që startoi duke e lënë kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang në pankinë. Ata mund të kishin shënuar edhe më herët, me Bukayo Saka që humbi një shans të mirë në pjesën e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit