Barcelona e papërmbajtshme ndaj Athletic Bilbao, Lewandowski shënon 2 gola për 4 minuta (video)

25 Maj 2025
21:28
Telesport
back button

Barcelona mbyll sezonin në La Liga me transfertën ndaj Athletic Bilbao. Katalanasit e kanë nisur shumë mirë takimin, duke shënuar dy gola brenda 4 minutash.

Në minutën e 13-të, Robert Lewandowski hap serinë e golave, duke kaluar bukur Unai Simon, pas asistit të marrë nga Fermin Lopez. 4 minuta më pas, polaku do të shënonte sërish, këtë herë me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Raphinha dhe devijimit të mbrojtësit vendas, Lewa do të shtynte topin në rrjetë.

Të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre për këtë sezon, por Barcelona kërkon ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit