Barcelona ka ideuar një plan se si të shmangë problemet me rregullat e Fair Play financiar për kontratën e re te Lamine Yamal.
Klubi katalanas, i vetëdijshëm për problemet financare që ka aktualisht, duhet të sforcohet për t’i ofruar pagën e merituar sulmuesit anësor spanjoll.
Yamal është bërë shtyllë e skuadrës dhe Laporta është i alarmuar. Për këtë, ai ka udhëzuar drejtuesit e klubit që paga e Yamal të rritet në mënyrë graduale, duke shmangur problemet me LaLigën.