Real Madrid ka gjetur sekretin për të zgjidhur problemin në mesfushë: quhet Zubimendi

30 Dhjetor 2024
17:28
Telesport
back button

Drejtuesit e Real Madrid mendojnë se pika e dobët aktuale e skuadrës nuk është mbrojtja, por mesfusha para mbrojtjes. Arsyeja dihet: largimi i Toni Kroos.

Los Blancos kanë nisur punën për të mbushur boshllëkun e lënë nga gjermani pas largimit të tij përfundimtar nga futbolli.

Carlo Ancelotti do një mesfushor me tipare specifike: që pason saktësisht, ka moshën e duhur dhe nuk kushton shumë. Los Blancos mendojnë se emri i duhur është Martin Zubimendi.

Ai luan në La Liga, është spanjoll dhe mund të përshtatet shpejt me Los Blancos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit