Barcelona synon vendin e dytë sepse duhen më shumë para për merkaton!

8 Maj 2024
20:03
Anton Cicani
back button

Barcelona aktualisht është e treta në renditjen e La Ligas, një pikë prapa Gironas së vendit të dytë dhe katërmbëdhjetë prapa kampionit Real Madrid. RAC1 raporton se skuadra e vendit të dytë do të merrte shtatë milionë euro më shumë se skuadra që përfundon e treta.

Blaugranasit janë në një ferr financiar dhe ka shumë të ngjarë të duhet të shesin lojtarë nëse duan të blejnë të rinj.

Pra, një diferencë prej shtatë milionë euro është një punë e madhe – dhe duhet të motivojë Barçën që të kapërcejë rivalët e tyre vendas Gironan në tabelë. Kanë mbetur edhe katër ndeshje për të luajtur deri në fund të edicionit 2023/24 në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit