Barella: Luajmë çdo tri ditë, por Interi është konkurrues. Derbi? Duam titullin

30 Janar 2025
8:31
Alfred Lleshi
back button

Nicolò Barella komentoi suksesin 3-0 ndaj Monaco për “Sky Sport”, duke theksuar rëndësinë e kalimit të drejtpërdrejtë të grupit: “Objektivi ynë ishte të kualifikoheshim direkt në 1/8 finale, për të shmangur dy ndeshje shtesë. Me kalendarin e ngarkuar, kjo është gjë e rëndësishme”.

Si është të alternosh mes Serie A dhe Champions-it?
Nuk është aq e vështirë të kalosh nga kampionati në Champions apo Kupën e Italisë, por është e lodhshme të luash çdo tri ditë, sidomos me udhëtimet. Megjithatë, skuadra jonë është konkurruese, si me formacionin titullar, ashtu edhe me ata që vijnë nga stoli. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse fitorja është e të gjithëve, jo vetëm e atyre që luajnë nga minuta e parë.

A mendon për një revansh në derbi?
Nuk është çështje hakmarrjeje, sepse po flasim për një kompeticion tjetër… Ne duam të fitojmë kampionatin dhe për ta bërë këtë duhet t’i mposhtim të gjitha skuadrat, si ato më të fortat, ashtu edhe ato që luftojnë për mbijetesë. Fitorja e derbit na jep shtysë për të synuar titullin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit