Mbrojtës, playmaker por edhe një lider në fushë për Inter. Madje, në moshën 25-vjeçare është ai një senator për zikaltërit.
Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni, i kthyer në një shtyllë për Inter. Lojtari që mban në gjoks titullin e 20-të dhe do të jetë një shtyllë edhe i Interit të së nesërmes, që ëndërron shumë dhe nuk fshihet, duke synuar titullin në Europë.
I pyetur nëse preferon më shumë Champions League apo Serie A, ai sqaron: “Absolutisht që dua finalen dhe trofeun e Champions League. Por, do të ishte e jashtëzakonshme t’i fitonim të dyja”.
“Inter është një ekip i fortë dhe këtë gjë duhet ta tregojë në fushë, duke fituar kudo. Po bëjmë mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions, por ende nuk jemi kualifikuar”, shtoi mbrojtësi i Inter.
“Tashmë e dimë se jemi një ekip i atij niveli që mund të duelojë për Europën. E pranoj që më kanë kërkuar disa ekipe, por për mua përparësi ka Inter, të luaj dhe fitoj këtu, për vetem për klubin dhe tifozët”, tha Bastoni.







