Bayern bën detyrën ndaj Eintracht Frankfurt, e çon sërish në plus 8 diferencën nga Leverkusen (video)

23 Shkurt 2025
19:28
Telesport
back button

Bayern Munich ka fituar 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt, në “Allianz Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Bundesligë. Goli i parë i takimit u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë, ku meritën kryesore e kishte Lero Sane, i cili i dha një super assist për Olise, francezi e kishte shumë të lehtë për të dërguar topin në rrjetë.

Goli i dytë për bavarezët u shënua nga Hiroki Ito, në minutën e 61′, japonezi ndodhej në kohën dhe momentin e duhur, duke shënuar gol pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit.

Goli i tretë u shënua nga Jamal Musiala, pas një aksioni shumë të bukur personal. Në minutën e fundit shtesë pati kohë dhe për golin e katërt, të shënuar nga Gnabry.

Pas kësaj fitoreje, Bayern e e çon sërish në plus 8 diferencën nga Leverkusen i vendit të dytë. Eintracht Frankfurt mbetet i treti me 42 pikë.

SHIKO GOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit