Bayern Munich ka shënuar edhe golin e tretë në “Allianz Arena” ndaj Bayer Leverkusen, në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League.
Në minutën e 75-të ishte Harry Kane që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, e fituar nga vetë ai, dhe dërgoi topin në rrjetë. Anglezi shënon golin e dytë personal për këtë takim dhe të tretin për Bayern. SHIKO GOLAT
Goli i parë erdhi pas një kombinimi perfekt Kane-Olise-Kane, ku anglezi shënoi me kokë në minutën e 9-të pas krosimit të marrë nga francezi.
Goli i dytë erdhi në minutën e 53-të, pas një pasigurie nga portieri i Leverkusen, Musiala gjendej në kohën dhe në momentin e duhur, duke dërguar topin në rrjetë dhe i jep Bayern-it avantazhin e dyfishtë ndaj Leverkusen.







