Bayern Munich, prioritet për sulmin është talenti i skuadrës pariziene

10 Qershor 2025
11:00
Alfred Lleshi
back button

Pas rikthimit te titulli i Bundesligës, në shtëpinë e Bayern Munich ka dëshirë për ta konsoliduar projektin. Bavarezët janë kthyer në vendin që iu takon në kampionat, duke fituar një titull që nuk ka qenë asnjëherë realisht në diskutim. Tani synojnë të ndërtojnë një skuadër që, nën drejtimin e Vincent Kompany, të bëhet edhe më ambicioze, sidomos në skenën europiane.

Në këtë kuadër, pikërisht në arenën ndërkombëtare, gjermanët po shikojnë nga ata që janë dalluar duke fituar Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për Bradley Barcola e PSG, i cili sipas “Sky Sport Deutschland” jo vetëm që është në listën e mundshme të blerjeve të Bayernit, por madje përfaqëson prioritet absolut.

Talenti i lindur në vitin 2000 ka pasur konkurrencë të fortë në krahët e sulmit nga Khvicha Kvaratskhelia dhe Désiré Doué, por gjithsesi ka arritur të realizojë plot 21 gola dhe 19 asiste këtë sezon, bilanc që e konfirmon si një nga yjet e rinj të futbollit europian.

Gjithsesi, negociatat pritet të jenë të vështira, jo vetëm për shkak të statistikave të tij mbresëlënëse. Francezi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe vetëm dy vera më parë PSG e bleu nga Olympique Lyon për 45 milionë euro. Për ta bindur klubin parizien që ta lërë të lirë, do të duhet një ofertë e konsiderueshme. Për Kompany është përforcimi më i dëshiruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit