Bayern Munich vendos “çmim të çmendur” për Kane: Nëse Isak vlen 150 milionë euro, ai kushton 250

3 Prill 2026
6:50
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich dhe Harry Kane janë në bisedime për të zgjatur kontratën përtej vitit 2027, ndërsa marrëveshja mes palëve është pothuajse totale, pavarësisht zërave për largim. Sulmuesi anglez është i lumtur në Gjermani, gjë që reflektohet edhe në formën e tij. Anglezi ka shënuar 48 gola në të gjitha kompeticionet, në Bundesliga është vetëm 10 gola larg rekordit të Robert Lewandowski (41 në një sezon).

Qëndrimi i tij në “Allianz Arena” nuk vihet në dyshim, pasi nuk e aktivizoi klauzolën e largimit në janar. Megjithatë, Uli Hoeness paralajmëron: “Familja e tij ndihet mirë këtu, por në futboll nuk i dihet kurrë. Nëse vjen një klub arab me shumë para…”

Bayerni pagoi 95 milionë euro për të dhe, sipas Hoeness, vlera e tij është rritur: “Do të thoja 150 milionë, por nëse Isak vlen 150, atëherë Kane duhet të vlejë 250 milionë euro”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit