Berati dhe Graniti, derbi shqiptar i Europa League për trofeun “e parë historik”

10 Maj 2024
19:16
Anton Cicani
back button

Atalanta e Gian Piero Gasperinit arriti një finale historike të Europa League, duke fituar shansin për t’u përballur me Bayer Leverkusen të Xabi Alonso, kampionët e rinj të Gjermanisë dhe ende pa humbje kete sezon (49 ndeshje radhazi mes Gjermanise dhe Europes). Skuadra e Bergamos mundi Olympique Marseille, ndërsa gjermanët eliminuan Romën e Daniele De Rossit, duke konsoliduar sezonin e tyre të pamposhtur.

Finalja Atalanta-Bayer Leverkusen do të luhet të mërkurën më 22 maj në orën 21:00 në “Dublin Arena” në Dublin, një stadium që pret ndeshjet në shtëpi të ekipeve kombëtare të futbollit dhe regbisë të Republikës së Irlandës. Stadiumi ka një kapacitet prej më shumë se 50,000 vendesh.

Nese gjithcka do te shkoje sipas planit, atehere dy formacionet jane thuajse te kryera.

ATALANTA (3-4-1-2): Musso; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Hateboer, Ederson, De Roon, Zappacosta; Koopmeiners; Scamacca, Lookman. Trajner: Gian Piero Gasperini.

BAYER LEVERKUSEN (3-4-3): Kovar; Stanisic, Tah, Tapsoba; Frimpong, Palacios, Xhaka, Grimaldo; Adli, Boniface, Wirtz. Trajner. Xabi Alonso.

Dhe, ne keto formacione dallohet dicka: derbi shqiptar! Sepse ne nje ane eshte Berat Gjimshiti, qe kurre ska fituar nje trofe europian, por edhe Granit Xhaka, qe gjithashtu nuk ka mundur dot te triumfoje kurre ne Europe. Njeri ka zgjedhur Shqiperine, tjetri Zvicren, por ajo qe i bashkon eshte gjaku shqiptar dhe gjuha shqipe!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit