Besëlidhja vazhdon të marshojë në kampionat, fitore jashtë fushe për Tiranën, Vllazninë e Skënderbeun

8 Mars 2026
19:19
Telesport
back button

Besëlidhja vazhdon të komandojë renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 17-të. Lezhjanët fituan 84-78 në fushën e Kamza Basket, një triumf i vështirë për kampionët në fuqi. Stokes me 21 pikë ishte shënuesi më i për Besëlidhjen.

Ritmin e lezhjanëve ndjek Vllaznia, që mposhti 98-72 Pogradecin në shtëpinë e këtij të fundit (Hibbitt me 24 pikë e 12 rebound më i miri përshkodranët). Jashtë fushe fiton edhe Tirana, që triumfoi 115-80 ndaj Flamurtarit. Për bardheblutë u dallua Aleksis Nika me 35 pikë.

Fitore të lehtë korri Apolonia, që falë 49 pikëve të dyshes Ademokoya-Bate, mundi 108-52 Partizanin. Edhe teuta korr një fitore pa snhumë mund ndaj Elbasanit me shifrat 93-74 (Kamenica 18 pikë), ndërsa Skënderbeu fitoi 102-81 në shtëpinë e Fieri Basket (Broën realizoi 25 pikë).

Superliga-Meshkuj, java e 17-të

Pogradeci – Vllaznia, 72-98

Flamurtari – Tirana, 80-115

Apolonia – Partizani, 108-52

Fieri Basket – Skënderbeu, 81-102

Kamza Basket – Besëlidhja, 78-84

Teuta – Elbasani, 93-74

Renditja: Besëlidhja 34 pikë, Vllaznia 31 pikë, Tirana 29 pikë, Apolonia 29 pikë, Teuta 28 pikë, Kamza Basket 27 pikë, Skënderbeu 26 pikë, Elbasani 21 pikë, Fieri Basket 21 pikë, Partizani 19 pikë, Flamurtari 19 pikë, Pogradeci 19 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit