“Nuk e ka mendjen te statistikat”, zbulohet vendimi surprizues i Messi-t

28 Qershor 2026
21:55
Telesport
back button

Argjentina fitoi edhe në sfidën e fundit në grup 3-1 ndaj Jordanisë, duke e mbyllur me 9 pikë të plota. Lionel Messi e filloi nga stoli këtë takim, edhe pse duke parë kundërshtarin në fushë do të kishte mundësinë ideale për të thelluar statistikat e tij të golave.

I futur si zëvendësues në pjesën e dytë, Messi sërish arriti të gjejë golin, falë ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi, duke shkuar në kuotën e 6 golave deri tani në këtë Botëror.

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni zbuloi se Messi preferoi të qëndronte në stol ndaj Jordanisë, për t’u dhënë më shumë hapësirë shokëve të rinj të skuadrës, si dhe për të pushuar më shumë për fazën e ardhshme, atë me eliminim. Scaloni po ashtu theksoi se Messi nuk është lojtari që mendon për statistikat personale.

“Sot, ai mund të kishte luajtur të gjitha 90 minutat dhe, pa i hequr asgjë kundërshtarit, mund ta kishte çuar më tej statusin e tij legjendar. Por ai preferoi t’u jepte shokëve të ekipit më shumë kohë loje. Ai gjithashtu mendonte për të ardhmen dhe kjo flet shumë për të sepse nuk përqendrohet në ato statistika për të cilat flasin të gjithë. Jam i lumtur me vendimin e tij”, tha trajneri i Argjentinës, Scaloni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit