Bolt: Krenar që jam ende pikë referimi në atletikë, doja të vendosja standarte të larta dhe ia dola

15 Shtator 2025
11:29
Telesport
back button

Kur garoja, e shtyja veten për të arritur në vijën e finishit. Tani që jam tërhequr, është një ndjenjë e mrekullueshme të dish se jam ende pikë referimi”, deklaroi nga Tokio ish-atleti e sprinteri xhamajkan Usain Bolt.

Rekordmeni i botës në 100 e 200 metra, më tej shtoi: “Nëse do të jesh më i miri, do të jesh një legjendë. Doja të vendosja standarde të larta dhe ia dola. Jam i lumtur për këtë që kam arritur në karrierën time“.

Tetë vjet pas tërheqjes së tij nga gara, askush nuk i është afruar barazimit të kohëve ose pranisë së tij. Numrat tregojnë një pjesë të kësaj historie: tetë medalje ari olimpike dhe 11 medalje ari të Kampionatit Botëror.

Tre rekorde botërore – 9.58 sekonda në 100 metra, 19.19 në 200 metra dhe 36.84 në stafetën 4×100 – ende qëndrojnë. Asnjë vrapues nuk i është afruar rekordeve të tij individuale që Bolt kur u tërhoq.

Sot jam i emocionuar sepse do të jem në gjendje t’i sjell fëmijët e mi dhe t’u them atyre: Shikoni, këtu filloi gjithçka“, tha ai, duke iu referuar Lojërave Olimpike të vitit 2008, ku ai vendosi tre rekorde botërore dhe fitoi tre medalje ari.

U kam treguar fëmijëve të mi video dhe gjëra të tilla. Ata do të jenë 6 dhe 7 vjeç dhe do ta kuptojnë atë moment dhe unë do të jem në gjendje t’u shpjegoj atyre se çfarë ka bërë babai i tyre gjatë viteve“, përfundoi Usain Bolt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit