Borussia largon krizën, reagon Kovac: Kemi ende shumë punë, por kështu karikojmë veten

31 Mars 2025
8:44
Telesport
back button

Pas dy humbjesh radhazi, skuadra e Borussia Dortmund rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Mainz. Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati i verdhezinjve.

Këtë herë luajtëm me dy sulmues shumë të shpejtë, të cilët sulmuan në thellësi dhe ecën shumë përpara. Njëri prej tyre ngriti tjetrin dhe shënuam. Nuk mund të kishte shkuar më mirë, por kemi ende shumë për të bërë”, tha Kovac.

Më tej, ai tha: “Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Ne fituam një ndeshje por e dimë se kemi ende shumë për të bërë dhe shtatë ndeshje për të luajtur.Jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit