Boston triumfon jashtë fushe, Denver turpërohet në shtëpi, “OK” Dallas e Minnesota

25 Tetor 2024
8:27
Telesport
back button

Boston Celtics ka korrur fitoren e tij të dytë sezonale në NBA, duke mundur 122-102 Washington. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dalluan Brown me 27 pikë e Tatum me 25 pikë e 11 rebound. Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 44 pikë.

Fitoren e parë arriti Dallas, që mundi 120-109 San Antonio në derbin teksan. Luka Doncic me 28 pikë e 10 rebound ishte më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Klay Thompson, që realizoi 22 pikë në debutimin e tij me Mavericks.

Fitore në sekondat e fundit jashtë fushe arriti ekipi i Minnesota, që mundi 117-115 Sacramento. Ndeshje e vendosur nga 65 pikët e dyshes Randle-Edwards. Zhgënjen Denver, që në fushën e tij u mund thellë 102-87 nga Oklahoma (Shai 28 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Washington – Boston, 102-122

Dallas – San Antonio, 120-109

Denver – Oklahoma, 87-102

Sacramento – Minnesota, 115-117

Lajme të tjera

Lajmet e fundit