Fillimisht Kupa e Botës për klube, pastaj merkato. Real Madrid po shikon në të ardhmen e afërt përpara se të ndërhyjë më tej në merkato për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri.
Klubi “merengues” e mbylli në vendin e dytë kampionatin spanjoll, ndërsa në Champions League u eliminuan nga PSG. Klubi ka patur disa afrime dhe largime, por merkato s’ka përfunduar.
Një prej tyre lidhet me Rodrygo. Sulmuesi brazilian nuk pritet të jetë pjesë e planeve të skuadrës së Xabi Alonso dhe mund të hidhet në treg. Sipas “Sky Sports”, Rodrygo do të fluturojë me ekipin për në Amerikë për Botërorin e klubeve.
Për momentin situata ka pësuar një ndalesë. Trajneri i ri Xabi Alonso do të shohë nga afër lojtarin në turneun amerikan dhe më pas do të vendosin apo negociojnë një transferim të mundshëm në merkaton e verës.
Arsenal mbetet klubi që e kërkon më shumë, pasi e konsideron ideal për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që një mundësi mbetet edhe Arabia Saudite.







