Calhanoglu: Jam i lumtur tek Interi, jap gjithçka. Yildiz e meriton një “Top të Artë”

13 Tetor 2025
7:47
Alfred Lleshi
back button

Hakan Calhanoglu mbetet qendra e Interit. Nga Turqia foli për zikaltrit, Montella dhe Chivu. Pas verës me thashetheme dhe polemika merkatoje, ai ka rikuperuar qetësinë mendore dhe formën fizike, rifituar lidershipin që nuk u vlerësua plotësisht sezonin e kaluar. Chivu e “rikonstruktoi” mentalisht dhe Hakan ia shpërbleu me paraqitje në nivelin e zakonshëm.

Pas fitores së Turqisë ndaj Bullgarisë, Calhanoglu tha për “Sportmediaset”: “Këtë verë nuk ka ndodhur asgjë. Kam qenë gjithmonë lojtar i Interit dhe do të jap gjithçka për klubin tim. Nuk ka ndryshuar asgjë për mua”.

Në këtë ndeshje, Hakan dha dy asistime për Yildiz, talentin e Juventusit, për të cilin komentoi: “Topi i Artë? Unë nuk do ta fitoj, Yildiz po, mund t’ia arrijë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit