Calhanoglu pranon ofertën, lë Inter për të luajtur në vendlindje, klubet diskutojnë për shifrat

16 Qershor 2025
8:13
Telesport
back button

Ardhja e mundshme në Turqi e Hakan Calhanoglu, që kërkohet me ngulm nga Gallatasaraj, po bëhet temë qendrore e merkatos së Inter. Mediat turke deklarojnë se mesfushori është në bisedime serioze me klubin e Stambollit

Vetë Hakan Calhanoglu ka konfirmuar: “Jemi në bisedime me Gallatasaraj. Ata më duan mua dhe unë i dua“. Edhe babai i Calhanoglu, Huseyin, ka shpërndarë një postim duke shkruar: “Shpresoj që një ditë të vish në Gallatasaraj”.

Agjenti i mesfushorit, Gordon Stipic, pritet në Stamboll të bëjë një bilanc të situatës për ofertën e mundshme ekonomike për lojtarin dhe të kuptojë kufijtë e mundshëm të negociatave për të bindur Inter.

Për momentin, Inter nuk ka marrë asnjë ofertë, por është e qartë se, në moshën 31-vjeçare dhe në rast se lojtari do të kërkonte të kthehej në shtëpi, ata do të vlerësonin shitjen me një faturë jo më pak se 40 milionë euro.

Nga ana tjetër Gallatasaraj po mendon të mos kalojë më tej se 25 milionë euro. Një situatë që nga njëra anë mban gjithçka në pritje dhe nga ana tjetër i detyron drejtuesit e Inter të shikojnë përreth për të mos mbërritur të papërgatitur për një shitje të mundshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit