Casillas “skanon” Real Madridin: Ka një ADN fituese. Shpresoj që Joselu të qëndrojë, Lunin duhet të luajë

10 Maj 2024
12:01
Alfred Lleshi
back button

Gjatë eventit të Madridit, të organizuar nga “Fontarel”, Iker Casillas foli për “Los Blancos”: “Real Madridi ka një ADN fituese, nuk heq dorë deri në fund. Klubi gjithmonë flet me lojtarët për përkushtimin, sakrificën dhe luftën deri në sekondën e fundit në funksion të suksesit.

Lidhja që ka skuadra e bardhë me Ligën e Kampionëve është diçka që e kupton kur je në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Joselu ishte protagonisti i ndeshjes së fundit, jam shumë i lumtur për të. Është e mrekullueshme që e shfrytëzon rastin sa herë luan. E ardhmja e tij është diçka që e preokupton klubin me siguri, por si tifoz do të doja që të qëndronte te Real Madridi”.

Ish-numri 1 i “Los Blancos” nuk mund të mos analizonte situatën e portierëve në dispozicion të trajnerit Ancelotti: “Lunin ka dëshmuar se është një portier i besueshëm, i gatshëm në çdo moment. Për mua, Lunin duhet të luajë. Courtois sapo është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë. Është e vërtetë që luajti shumë mirë në ndeshjen e kampionatit para gjysmëfinales ndaj Bayern Munich, por nuk është ende në ritmin që kërkon Champions-i.

E ardhmja ime? Nuk më pëlqen të bëj trajnerin. Jo sepse të durosh 23 lojtarë është shumë e vështirë, por sepse kam një karakter të vështirë. Më pëlqen futbolli, edhe nëse nuk e ndjek aq shumë. Kur Real Madridi luan një ndeshje të rëndësishme si e së mërkurës, patjetër dua të shkoj në stadium e ta shikoj. Mund të jesh i mirë për 89 minuta, por nëse ke dy minuta të këqija, do të pësosh gola. Unë kam jetuar gjithmonë me këtë lloj presioni të vazhdueshëm, qysh në ekipet e të rinjve të Real Madridit”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit