Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

3 Nëntor 2025
16:46
Telesport
back button

Fitorja në derbi 0-3 ndaj Partizanit, u duk sikur do të ishte pika e kthesës për Tiranën, por jo. Në 10 javë, Tirana numëron vetëm një fitore, pikërisht atë në derbi dhe 3 barazime.

Sot, bardheblutë janë mundur 0-2 nga Bylis në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Kjo ishte ndeshja e parë për Ardian Nuhiun në krye të bardhebluve, i cili u emërua pas shkarkimit të Roberto Bordin.

Përsa i përket takimit të sotëm, Bylis gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Arlis Përgjoni, i cili përfitoi nga një gafë e Dembele në zonë dhe mposhti pa probleme Tafas.

Goli që do të vuloste fitoren e Bylis u shënua në minutën e 70-të nga vetë futbollistët e Tiranës, ku argjentinasi Luciano Vera nuk kuptohet me Tafas dhe topi i kthyer mbrapsht me kokë prej tij shkon në rrjetë.

Bylis i drejtuar nga Mirel Josa fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 6-të me 12 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të me vetëm 6 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit