Ka nisur java vendimtare që do të përfundojë me përballjen e madhe të peshës së mesme mes dy boksierëve britanikë, Chris Eubank Jr dhe Conor Benn.
Dueli do të zhvillohet më 26 prill në stadiumin e Tottenham në Londër. Një sfidë që pritet me interes edhe për faktin sy dy boksierët nuk kanë një marrëdhenie të mirë prej tyre, diktur nga hesape të vjetra.
Sfida duhej të ishte zhvilluar më shumë se dy vite më parë, por asokohe Benn doli pozitiv pak para duelit dhe ai u anullua. Ndërsa këtë vit, konferencat për shtyp kanë qenë të tensionuara.
Madje në njërën prej tyre, Eubank goditi me vezë në fytyrë patriotin e tij. Për këtë gjest ai u dënua me 100 mijë dollarë, ndërkohë që kjo do të jetë java e së vërtetës për këtë rivalitet që ka histori e 30-vjecare.
Në vitet ’90, Chris Eubank Sr ka fituar duelin e parë ndaj Nigel Benn, ndërsa dueli i dytë mes tyre doli në barazim. Tani është koha e djemve të tyre të duelojnë në ring.
“Do të vijoj në rrugën që ka nisur babai im. Atë që i bëri ai në sfidën e parë do t’ia bëj edhe unë Conor në këtë përballje. Do të marrë të njëjtin leksion që i dha babai im babait të tij”, tha Chris Eubank Jr.







