Çmenduri në FA Cup! Liverpool eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë!

9 Shkurt 2025
18:10
Telesport
back button

E pabesueshme ajo që ndodhi sot në FA Cup!

Skuadra e kategorisë së dytë të futbollit anglez, Plymouth Argyle, eliminoi Liverpool nga kompeticioni. Të kuqtë humbën 1-0 në një ndeshje delikate e cila nuk u parashikua nga askush në ishullin britanik me një rezultat të tillë.

Pavarësisht formës spektakolare në Premier League dhe Champions League, skuadra e Arne Slot sot dështoi nga FA Cup dhe dukej si një dorëzim i ekipit për shkak se Liverpool ka objektiva të tjera këtë sezon.

Pjesa e parë ishte e mërzitshme. I vetmi rast që mbahet mend ishte ai nga James McConnell, por i pakonkretizuar në gol.

Plymouth u mobilizua në pjesën e dytë dhe shokoi skuadrën e kuqe kur fitoi një penallti. Ryan Hardie ishte ai i cili nga shënoi nga pika e bardhë.

Pavarësisht 10 minutave shtesë, Liverpool nuk e mori dot veten pas këtij goli. Pavarësisht tentativave të provuara, Liverpool nuk arriti të shënojë dot as golin e barazimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit