CR7 afër 900 golave si profesionist, shifra e pabesueshme mund të rrumbullakësohet në “Euro 2024”

10 Maj 2024
13:37
Alfred Lleshi
back button

42 gola në 41 ndeshje sezonale, në moshën 39-vjeçare. Shifra të pabesueshme për çdo futbollist, normale për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka shënuar 6 gola në 9 ndeshjet e fundit, duke e çuar Al Nassr e tij drejt fitoreve kundër Al Khaalej në Kupën e Mbretit dhe Al Wehda e Al Akhdoud në kampionat.

Tani, fenomeni portugez shpreson të arrijë sa më shpejt një objektiv të ri, sensacional: 900 gola në karrierë. “Duhet të arrij në 900 gola dhe mendoj se do t’ia dal”, – siguroi portugezi disa muaj më parë, gjatë një eventi të FIFA-s. Atij i nevojiten edhe vetëm 9 gola për ta arritur këtë objektiv të ri, të cilin do ta arrijë gjatë Europianit të kësaj vere me Portugalinë.

Ja si ndahen të gjithë golat e Cristiano Ronaldos, sipas “fanellave” me të cilat ka luajtur:

Real Madridi – 450 gola në 438 ndeshje

Manchester United – 145 gola në 346 ndeshje

Juventusi – 101 gola në 134 ndeshje

Al Nassr – 62 gola në 66 ndeshje

Sporting CP – 5 gola në 31 ndeshje

Portugalia – 128 gola në 206 ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit