“Premtimin nuk e tret as guri”, thotë një fjalë e urtë dhe mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella e ka mbajtur fjalën e dhënë. Ai kishte premtuar: “Nëse Spanja fiton Europianin, do t’i lyej flokët me të kuqe”.
Dhe kështu, Marc Cucurella-s iu desh ta mbante fjalën. Pak më parë, mbrojtësi i Chelsea publikoi disa fotografi në rrjetet sociale në të cilat tregon pamjen e re të flokëve të dendur kaçurrela, tashmë me ngjyrë të kuqe.
Cucurella ishte një nga zbulimet e Euro 2024, turne që u fitua nga skuadra e Luis de la Fuente pas një ecurie praktikisht të përsosur. Gjithmonë titullar në ndeshje të rëndësishme, ai kapërceu konkurrencën.