Milani me siguri që është penduar që hoqi dorë shpejt prej tij. Sot ai po shkëlqen në Serie A dhe po tregon se është lojtar me të ardhme të madhe.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg Charles De Ketelaere, futbollist i cili këtë sezon i ka bindur të gjithë për vlerat që ka dhe ka fituar vëmendjen e disa klubeve italiane.
Mediat britanike raportojnë se Liverpool po e ndjek me kujdes rritjen profesionale të belgut dhe është gati të investojë 50 milionë paundë për të.
Atalanta do të kishte një përfitim të mirë nga shitja e tij dhe pritet që ta pranojë këtë ofertë nga “Të kuqtë”. Duket se blerja e legjendës Maldini ka rezultuar 100% efikase, por ndoshta në kohën e gabuar.