Pasi shkarkoi Nuri Sahin, skuadra e Borussia Dortmund ka vendosur të mbështetet te një trajner ndryshe, më me shumë përvojë si Niko Kovac. Megjithatë, në debutimin e tij në stolin verdhezi nuk arriti të shmangë humbjen 1-2 në shtëpi ndaj Shtutgart.
“Mendoj se djemtë dhanë gjithçka në këtë ndeshje. Edhe ata që erdhën nga pankina, të gjithë dhanë 100%. Deri në fund. Rezultati ishte e vetmja gjë që nuk më pëlqeu, pasi pjesa tjetër ishte plotësisht e mirë”, u shpreh Niko Kovac.
Humbja zbriti ekipin e Borussia në vendin e 11-të në renditje. “Nuk duhej të dilnim të mundur nga fusha. Nuk bëmë gjithmonë gjënë e duhur dhe ia mohuam vetes frytet e mundit tonë. Para se të pësonim golin e parë humbëm një rast me portën bosh”, tha Kovac.
Më tej, trajneri kroat shtoi: “Këto janë detaje që bëjnë diferencën. Në këto situata nuk kemi bërë gjënë e duhur, duhet të kishim shënuar më herët. Më dueht të pranoj një të vërtetë: E di që ka shumë punë për të bërë”.







