Del Piero, intervistë surreale me Bellingham. Anglezi i hutuar, italiani shkrihet së qeshuri

10 Maj 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Jude Bellingham dhe Alessandro Del Piero, pranë njëri-tjetrit, pas Real Madrid-Bayern Munich. Një shkëmbim i vogël i bukur mes talentit të Ancelottit dhe ish-kampionit të Juventusit, tashmë komentator i “CBS Sports”.

Anglezi dukej pothuajse i befasuar që ishte dërguar në zonën mikse të stadiumit për intervistat pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Nuk dinte çfarë të thoshte, ishte shumë i emocionuar. Fillimisht komplimentoi Del Pieron për pamjen e tij, më pas tha me shumë sinqeritet: “Nuk e di pse më kanë dërguar këtu për intervista, nuk kam fjalë”.

Duke kapërcyer sikletin, mes të qeshurave dhe argëtimit, Bellingham komentoi emocionin e tij për finalen e “Wembley”, që sapo kishte siguruar: “Nuk e besoj, të jem i sinqertë. Jam mirënjohës që jam pjesë e këtij ekipi, një grupi me luftëtarë që nuk dorëzohen kurrë.

Unë nuk jam mësuar me të tilla përmbysje dramatike, të tjerët po. Ata janë më me përvojë, për mua është hera e parë në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit