Deni Xhepa nuk e përfundon garën ne sllallomit, Dauti në vendin e 44-t në sllallomin gjigand

16 Shkurt 2026
12:45
Telesport
back button

Gara e tretë e skiatorit shqiptar Deni Xhepa në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” nuk ka qenë e suksesshme. Në disiplinën e sllallomit, ai nuk ka arritur dot ta përfundojë garën, pa dhënë një kohë.

Në këtë garë morën pjesë 96 skiatorë dhe Xhepa ishte mes atyre që nuk e përfundoi dot garën. Në pjesën e dytë të zbritjes së parë, Xhepa bëri një gabim, duke u detyruar të tërhiqej, pa dhënë rezultat.

Ndërkohë, në pistë ka zbritur edhe skiatorja Semire Dauti, që garoi në disiplinën e sllallomit gjigand. Ajo u rendit në vendin e 44-t me kohën e përgjithshme 2’28”12. Në zbritjen e parë ajo dha kohën 1’10”95 (vendi 51), ndërsa në zbritjen e dytë ajo arriti të fitojë disa pozicione (dha kohën 1’17”17).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit