Deniz Undav, heroi i Gjermanisë. Fitore në frymën e fundit ndaj Bregut të Fildishtë (video)

21 Qershor 2026
0:02
Telesport
back button

Gjermania ka fituar 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, në sfidën e luajtur në Toronto. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 10-të, ku pas një krosimi perfekt të Joshua Kimmich, ishte Kai Havertz, i cili goditi me kokë, por Fofana bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Në minutën e 21-të, Aleksandar Pavlovic shënon me kokë, por goli anullohet për një faull të mesfushorit gjerman, ndaj portierit kundërshtar.

Në minutën e 30-të u zhbllokua rezultati. Tentativa e parë për Bregun e Fildishtë nga Amad Diallo ndalet nga Nathaniel Brown, por Franck Kessie ndjek aksionin deri në fund dhe shtyn topin në rrjetë.

Në minutën e 38-të, Kai Havertz gjeti rrjetën, por goli u anullua pas një faulli të Jamal Musiala ndaj kundërshtarit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bregun e Fildishtë.

Gjermania e nis pjesën e dytë me një zëvendësim të detyruar. Largohet i dëmtuar Nico Schlotterbeck dhe në vend të tij futet Antonio Rudiger.

Goli i barazimit për Gjermaninë do të vinte në minutëne 68-të, pas një kombinimi mes dy lojtarëve të futur në fushur pak minuta më parë si zëvendësues.

Amiri kroson, Deniz Undav shënon me kokë. Në fund të kohës së rregullt, ishte Nathaniel Brown që iua frua golit të dytë të Gjermanisë, por Fofana bëri sërish një pritje të jashtëzakonshme

Në minutat shtesë, Gjermania gjen golin e dytë. Pas një super asisti të Felix Nmecha, ishte Undav që dërgoi sërish topin në rrjetë. Gjermania fiton 2-1 dhe merr kryesimin e grupit. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Ekuadorit dhe Curacao fillon pas dy orësh.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit