Dëshira e madhe e Perez, të transferojë yllin e PSG-së! Ishte spektakolar mbrëmë ndaj Interit

1 Qershor 2025
15:42
Telesport
back button

Përfaqësuesit e Real Madrid kanë qenë mbrëmë të pranishëm në “Allianz Arena”, jo thjesht për të parë finalen e Champions League mes PSG-së dhe Interit, por për të ndjekur nga afër në veçanti, një nga yjet e parizienëve, Vitinha.

Në Madrid e shohin portugezin si zëvendësuesin ideal të Luka Modric në mesin e fushës. Vitinha është një lojtar teknik, inteligjent, ka aftësi organizuese, i aftë për të thyer linjat dhe ka një nuhatje goli të veçantë.  Tashmë 25 vjeç, mesfushori portugez ka arritur një nivel pjekurie futbollistike dhe mund të themi që është në kulmin e karrierës.

Vitinha është një nga shtyllat kryesore të PSG-së dhe absolutisht një nga lojtarët kyç në suksesin e arritur këtë sezon, që është fitimi i tripletës. PSG tashmë ka deklaruar kategorikisht se nuk ka ndërmend të negociojë për lojtarin, por sipas raportimeve nga mediat franceze çdo klub i interesuar për të nënshkruar me Vitinha-n duhet të paraqesë një ofertë prej më shumë se 100 milionë eurosh, një shifër që Real Madridi aktualisht nuk është i gatshëm ta paguajë.

Nga ana tjetër, te Reali vazhdojnë të insistojnë për portugezin dhe propozimi i tyre për kampionët e rinj të Europës është që të përfshijnë në marrëveshje edhe lojtarë të tjerë të tyre, ku përmenden emra si Rodrygo, Eduardo Camavinga, Aurélien Tchouaméni dhe Brahim Diaz. Pra propozimi i Realit është ky: Një shumë e caktuar parash (50-60 milionë euro) plus njërin prej lojtarëve të përmendur më sipër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit