Skuadra e Lakers u mund 113-110 nga Detroit, një përballje e fortë mes dy pretendentëve për titull në Konferencat përkatëse. Jenkins realizoi 30 pikë për Pistons, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Doncic për kalifornianët.
Fitoren e dhjetë radhazi korri Oklahoma, që mundi 123-103 Philadelphia jashtë fushe. Për miqtë u dallua Alexander Shai me 22 pikë. Fiton pa probleme edhe San Antonio, që mundi 136-111 Miami. Wembanyama me 26 pikë e 15 rebound ishte më i miri në fushë.
Pas kohës shtesë fiton Golden State, që mundi 137-131 Dallas. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 61 pikë. Fitore të rëndësishme korri ekipi i Chicago, që mundi 132-124 Houston (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), ndërsa Clippers mundën 129-96 Milwaukee (Leonard 28 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Lakers, 113-110
Miami – San Antonio, 111-136
Orlando – Indiana, 126-128
Philadelphia – Oklahoma, 103-123
Atlanta – Memphis, 146-107
Chicago – Houston, 132-124
Utah Jazz – Toronto, 127-143
Dallas – Golden State, 131-137
Portland – Brooklyn, 134-99
Clippers – Milwaukee, 129-96







