Dhimbja pas finales, Dibu Martínez: “Duhet të reflektoj, ndoshta ka ardhur momenti të largohem”

21 Korrik 2026
12:57
Alfred Lleshi
back button

Është e vështirë t’i kërkosh llogari Emiliano Martínezit, një nga protagonistët absolutë të finales së Botërorit 2026, pavarësisht humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës. Portieri i Albiceleste zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke mbajtur gjallë skuadrën me pritje vendimtare.

Pas finales, Martínez shprehu zhgënjimin e tij në rrjetet sociale dhe la hapur edhe të ardhmen me kombëtaren: “Kam ëndërruar ta fitoja sërish, kam ëndërruar ta ktheja në Argjentinë dhe të bëja historinë edhe një herë. E vërteta është se dhimbja është e vështirë të shpjegohet. Duhet të reflektoj për shumë gjëra, të kuptoj si të vazhdoj përpara dhe nëse ky është momenti për të bërë një hap pas”.

Më pas ai shtoi: “Më vjen vërtet shumë keq. Dhashë maksimumin për ta ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi”. Në moshën 33-vjeçare, Dibu përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen me Argjentinën.

Spanja ishte aq dominuese saqë Unai Simón bëri më pak pritje gjatë gjithë Botërorit 2026 sesa "Dibu" Martínez vetëm në finale
Spanja ishte aq dominuese saqë Unai Simón bëri më pak pritje gjatë gjithë Botërorit 2026 sesa “Dibu” Martínez vetëm në finale

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit