Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

26 Mars 2025
9:18
Telesport
back button

Cristian Romero, mbrojtësi i Tottenham dhe Argjentinës, sipas asaj që zbuloi “Relevo”, është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së e Atletico Madrid. Sipas mediave spanjolle, Romero është kërkuar nga trajneri Diego Simeone, që kërkon të forcojë mbrojtjen.

Edhe pse në skuadër Simeone ka aktualisht lojtarë të fortë si Lenglet, Giménez dhe Le Normand, po insiston për ardhjen e mbrojtësit të Spurs. Ai beson se ardhja e tij do ta ngrinte më tej nivelin e skuadrës.

Romero po bën një paraqitje të mirë, u shpall kampion bote në Katar 2022 me Argjentinën, si dhe fitues në Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024. Në moshën 26-vjeçare ai po mendon për të bërë kapërcimin drejt një ekipi të nivelit të lartë në Evropë, për të fituar më shumë trofe.

Romero aktualisht është i lidhur me një kontratë me Tottenham deri në qershor 2027, por një lëvizje në Atlético Madrid do të përbënte një ribashkim të përhershëm me patriotët e tij Julián Álvarez, De Paul, Molina e Giuliano Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit