Dimarco: Me forcën e grupit arritëm një objektiv të rëndësishëm në Champions

30 Janar 2025
8:28
Alfred Lleshi
back button

“Kemi përballuar skuadra të forta, që na kanë vënë në vështirësi, por me forcën e grupit kemi arritur një objektiv të rëndësishëm, të kualifikohemi mes tetë më të mirëve.

Ky është një hap i rëndësishëm”. Kështu u shpreh Federico Dimarco për “Sky Sport”, pas fitores 3-0 të Interit ndaj Monaco, që siguroi kualifikimin direkt për më raundin tjetër, me eliminim direkt, të Champions League.

Ai shtoi: “E nisëm ndeshjen me agresivitet, më pas ata mbetën me dhjetë lojtarë, çka e lehtësoi pak situatën. Gjithsesi bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Tani vjen derbi, një ndeshje më vete, që nesër do të fillojmë të mendojmë për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit