Dimarco përjetëson titullin e fituar në derbi, bën tatuazh yllin e dytë me Inter (foto)

7 Maj 2024
12:45
Telesport
back button

Tatuazh i ri për Federico Dimarco. Anësori i majtë i Inter vendosi të kujtojë përgjithmonë titullin e yllit të dytë të fituar me “zikaltërit”.

Dimarco ka bërë tatuazh në kofshën e majtë kupën e “Scudetto”, gjarpërin dhe sipër tyre dy yjet. Një gjest ky që ka çmendur fansat e tij dhe të Inter.

Në fund është vendosur edhe data e fitimit të yllit të dytë, 22 prill 2024, ditën kur Inter fitoi derbin me Milan në stadiumin “San Siro”.

Dimarco është një nga liderët e Inter, ekip me të cilin luan që prej vitit 2019. Pas disa sezonesh i huazuar, ai është rikthyer si titullar tek skuadra e trajnerit Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit