Dita e bekuar e shqiponjave! FSHF publikon pamjet e festës kuqezi pas triumfit

12 Tetor 2025
11:04
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e festës së Kombëtares kuqezi, duke nisur nga vërshëllima e fundit e arbitrit e deri në dhomat e zhveshjes.

Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.

Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.

Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit