Gjithçka ka shkuar sipas parashikimit. Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe serbi Novak Djokovic janë dy gjysmëfinalistët e parë të grand slam të US Open për meshkuj.
Spanjolli, numri 2 në botë, fitoi 3-0 (6-4, 6-2, 6-4) ndaj çekur Jiri Lehecka. Përballë Alcaraz do të jetë Djokovic, numri 5 në botë, që në çerekfinale fitoi 3-1 (6-3, 7-5, 3-6, 6-4) ndaj amerikanit Taylor Fritz.
Edhe te femrat nuk ka surpriza. Në gjysmëfinalen e parë do të përballen mes tyre bjellorusja Aryna Sabalenka (u kualifikua pa luajtur, pasi u tërhoq rivalja e saj Marketa Voundresova) dhe amerikania Jessica Pegula. Kjo e fundit mundi 2-0 (6-3, 6-3) çeken Barbora Krejcikova.






