“Do ta shihni vetë”, Pulisic paralajmëron rivalët: Klubi ka bërë zgjedhjen e duhur

13 Qershor 2025
9:19
Telesport
back button

Te Milan po ndodh një revolucion i vërtetë këtë sezon, duke nisur nga trajneri i ri, shoqëruar me një merkato plot me lamtumira të mëdha. Por ka edhe disa konfirmime e një ndër to është Christian Pulisic, që do të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës kuqezi.

Amerikani, në fund të një sezoni jo shumë pozitiv për klubin, por gjithsesi i mirë për sa i përket shënimit, preferoi t’i thoshte jo kombëtares së tij për të pushuar dhe për t’u rikthyer në formë për përgatitjen për kampionatin e ardhshëm. Ai shprehet se mezi pret të takojë trajnerin e ri.

Mezi pres ta takoj atë dhe stafin. Mendoj se është zgjedhja e duhur për të ardhmen e skuadrës”, tha Pulisic në lidhje me ardhjen e trajnerit Allegri. “Unë erdha dhe luaj në një klub që më tregoi shumë besim tek unë dhe u ndjeva mirë që në fillim”, shtoi më tej Pulisic.

Ndjehem sikur po rritem në vetëbesim në të gjitha aspektet e lojës sime dhe kjo më solli këtu ku jam sot. Mendërisht dhe fizikisht luajmë është gjithnjë e vështirë. Luajtëm shumë ndeshje, ndaj mendoj se është e vështirë për njerëzit ta kuptojnë atë që ndodhi këtë vit”, shtoi mesfushori amerikan.

Ka shumë presion mbi ne, veçanërisht kur luan në një klub si Milani dhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Nga ne pritet të fitojmë ndeshje, trofe dhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç e prisni, mund të jetë e vështirë. Por unë jam mirënjohës që jam në këtë pozicion”, deklaroi Pulisic.

Të luaj për një klub si Milani më bën edhe më të etur për ta rikthyer skuadrën aty ku duhet të jetë. Këtë vit ka ndodhur pak nga gjithçka, por unë jam gati dhe optimist për të ardhmen. Ndihem mirë, do të jem në formë të shkëlqyer kur të fillojë sezoni i ardhshëm. Do ta shihni sa shumë dua të bëj, më shumë se kurrë“, tha Pulisic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit