Ditë zie për sportin shqiptar, ndërron jetë Artan Pogoni. Duka me mesazh ngushëllimi

28 Korrik 2026
20:11
Telesport
back button

Një personalitet i njohur i sportit shqiptar, sidomos volejbollit, por edhe jetës akademike, Artan Pogoni, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak. 54-vjeçari ka pësuar një arrest kardiak në Radhimë ku ishte me pushime.

Pavarësisht se u transprotua me autoambulancë në Spitalin e Vlorës, ishte pa shenja jete. Për lajmin e hidhur, ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Është e vështirë ta besosh lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Artan Pogonit. Një humbje e madhe për sportin shqiptar dhe për të gjithë ata që e njohën nga afër.

Artani ia kushtoi jetën sportit, duke lënë gjurmë si sportist, trajner, pedagog, drejtues dhe komentator. Me profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin e tij, ai kontribuoi në zhvillimin e volejbollit dhe në edukimin e brezave të rinj, duke fituar respektin e të gjithë komunitetit sportiv.
Trashëgimia që lë pas do të mbetet një shembull frymëzimi për shumë të rinj që zgjedhin sportin si rrugën e tyre. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të sportit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij”, shkruan Duka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit