Lajmi i mirë për portierin e PSG dhe kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, që së shpejti do të bëhet baba. Partnerja e tij, Alessia Elefante, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se është shtatzënë, duke dhënë lajmin e bukur.
Çifti ka postuar një sërë pozash të ëmbla, në të cilat kanë dhënë lajmin e mirë për të gjithë ndjekësit e tyre. Në foto e postuara janë evidente gëzimi dhe emocioni në sytë e prindërve të ardhshëm.
“Mezi presim të të takojmë”, shkruajnë Gigio Donnarumma dhe Alessia Elefante në një postim të përbashkët. Fjalë të shoqëruara me një sërë fotosh në të cilat nëna dhe babai i ardhshëm janë të veshur me fanellën e portierit të kombëtares italiane.
Gigi dhe Alessia janë bashkë që nga viti 2016 dhe u transferuan së bashku në Paris vitin e shkuar. Ajo ndoqi partnerin e saj në Paris, ku ai aktualisht luan. Ata njihen që të vegjël. Gjithçka nisi si një miqësi e bukur, e cila më pas u shndërrua në dashuri.