Dopieta në gjysmëfinalen e “Nations League”, që e dërgoi Spanjën në finalen e madhe kundër Portugalisë, i dha atij çmimin MVP i mbrëmjes. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, talenti i pastër i Barcelonës dhe “Furia Roja”, i cili pas fitores 5-4 ndaj Francës, u shpreh për “Teledeporte”:
“Në fund të fundit, Franca është një kombëtare e madhe. Ka lojtarë të klasit botëror, që të bëjnë të vuash. Rezultati në minutën e 60-të ishte shumë i rëndësishëm, por ata janë lojtarë që të ndëshkojnë”.
Për finalen kundër Portugalisë: “Janë dy kombëtare shumë të forta, me lojtarë të nivelit të lartë. Më i miri do të fitojë. Shpresojmë ta sjellim trofeun në Spanjë”.
Për zërat në rritje rreth “Topit të Artë”: “Këtë ia them gjithmonë mamasë sime: më mirë të flas në fushë. Kjo më motivon të luaj futboll, për këtë zgjohem çdo mëngjes. Dembélé është një lojtar i madh, por ne jemi në finale”.







